Ditën e djeshme një situatë e pa precedentë ka ndodhur në program. Xhoni një nga konkurrentët e “Për’puthen” i del një video që flet me vajzat e tjera dhe tradhton Klean. Klea një nga vajzat në program ka pranuar ditën e sotme që me Xhonin ka krijuar një lidhje.
Klea preket pasi pa videon dhe shpërthen në lot. Për Klean nuk ka rëndësi asgjë me shumë se sa dashuria për Xhonin.
“Unë dhe Xhoni kemi krijuar lidhje jashtë, afërsisht kemi një muaj. Nuk dua që ai të përjashtohet. Xhoni ka folur me djalin tim dhe maman time”, është shprehur Klea.
Ditën e sotme ajo pranoj që do ta njohë Xhonin dhe është gati ti falë gjithçka. Ata patën dhe një përballje me video call, ku Xhoni e mohoj fillimisht por më pas e pranoj që ka një lidhje me Klean.
Kjo e fundit është gati të lërë dhe programin për Xhonin, sepse për atë marrëdhënia që ka krijuar jashtë është më e rëndësishme. Mos vall sapo u krijua çifiti i parë në “Për’puthen”?