Xhaxhai i të miturës në Mirditë bën deklaratën tronditëse: Dyshojmë dhe për 3 të tjerë që kanë abuzuar me të

Detaje të reja tronditëse bëhen me dije nga abuzimi me të miturën në Mirditë.

Xhaxhai i 15 vjeçares ka thënë sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët.

Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja.

Iu bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, tha xhaxhai.


Shtuar 24.05.2021 13:46