Xhaxhai i Georginës reagon i revoltuar: E rrita dhe tani s’më njeh, Ronaldo ka gruan më të keqe (FOTO LAJM)

Georgina Rodriguez është bashkëshortja e lojtarit më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo.

Jeta e Georginës përpara se të njihej me CR7 ishte e thjeshtë dhe e varfër, por jeta e saj ndryshoi kur ajo u njoh me portugezin. Tashmë Gerogina është shumë e pasur dhe për këtë mënyrë të jetës së saj, ka reaguar xhaxhai i saj, Jesus Hernandez.

Ajo më parë ka deklaruar se edhe pse jeta e saj tashmë ka ndryshuar, nuk do të harrojë familjarët e saj, por xhaxhai i Georginës pohon të kundërtën.

Jesus Hernandez ishte ai që e rriti dhe e ushqeu mbesën e tij Gerogina në kohën kur babai i saj u burgos.

Ai tha: “Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.”

Por jo vetëm xhaxhi, edhe motra e saj ka shprehur pakënaqësit për mediat.
“Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘Jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”

Ndërkohë xhaxhi i saj Jezus pretendon se ai ka rritur atë dhe motrën e saj, i ka mbajtur me veshje dhe ka paguar faturat e tyre ndërkohë që merrte vetëm 650 £ në muaj.

Ndërkohë vetëm koleksioni i bizhuve të Georginës sot vlerësohet me rreth 3 milion euro, 100 mijë euro i kushton vetëm një çantë dhe 2600 euro shpenzoi për të patur n jë mace. Për mos të folur për vilat, banesat dhe makinat super luksoze, transmeton Albeu.com.

Xhaxhi i saj shprehet: I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj.

Por Cristiano Ronaldo është shprehur gjithmonë për mediat shumë i lumtur për partneren e tij e cila e plotëson:

“Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar. Ajo është padyshim një partnere besnike dhe nënë e përkushtuar. Geo më ka ndihmuar kaq shumë. Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë jam shumë e pasionuar për të.Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të.”/h.ll/albeu.com