Xhaferraj takon punonjësit e fasonerisë në Shkozet: Do të ulim çmimin e energjisë elektrike

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar një takim me sipërmarrës dhe punonjës në Shkozet.

Gjatë këtij takimi, ai Xhaferraj ka prezantuar programin e Partisë Demokratike si dhe angazhimin e kësaj force politike për rritjen e pagës duke krijuar lehtësira për biznesin dhe duke e mbështetur atë.

Ai gjithashtu premtoi se qeveria Basha do ta dyfishojë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje si dhe do të ulet çmimi i energjisë për konsumin deri në 300 kwh.

“Qeveria jonë do të dyfishojë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje. Do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kwh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit. Kjo masë do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve,” u shpreh Xhaferraj. /albeu.com/

Dje zhvillova një takim me sipërmarrës dhe punonjës në Shkozet. Prezantova programin e Partisë Demokratike dhe angazimin…

Posted by Ferdinand Xhaferaj on Wednesday, April 7, 2021


Shtuar 7.04.2021 01:04