Mbyllja si rrallëherë e Rinasit, Balluku i justifikohet shqiptarëve: Nuk e ka në dorë Qeveria

Pak pas mbylljes si rrallëherë të Aeroportit të Rinasit, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një bashkëbisedim me kontrollorët e trafikut ajror, ndërsa në deklaratën e saj për mediat tha se qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl.

“AlbControl deklaron gjatë gjithë vitit një herë në qershor pranë Eurocontrol deklaron se sa të ardhura i duhen për të operuar. Investimet nga marsi i vitit të kaluar nga ka pasur në këtë kompani pasi ka qenë e pamundur për shkak të pandemisë. Edhe shpenzimet operative kanë qenë më të vogla.

Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së fluturimeve të kryera.

Trafiku në totalin e tij për shkak të pandemisë ra me 57% në vitin 2020, ndërkohë që në këto 3 muajt e parë të 2021 trafiku ka qenë po me minus 57%. Pra kontrollorët operojnë 43% të trafikut normal.

Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në kompaninë AlbControl, nuk merr të ardhura nga kjo kompani dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Ky është një nga parimet e aderimin në Eurocontrol. Kontrollorëve i shkonin pagat 4400 dollarë dhe sot janë në nivelet 2490 dollarë”, tha Balluku.


Shtuar 7.04.2021 01:04