Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për televizionin serb “Happy Tv”, ka folur me tone kërcënuese ndaj Kosovës, duke thënë se “s’do ta kenë të lehtë, nëse ia mësyjnë veriut me ndonjë aksion”.
“Nuk kam dilemë nëse shqiptarët do të donin të bënin”Stuhinë” në veri të Kosovës, por nuk do të jetë aq e lehtë”, ka thënë Vuçiç.
Ndaj këtyre deklaratave të shefit të shtetit serb kanë reaguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, duke thënë se Vuçiq është i vetmi president në rajon që kërcënon fqinjët me luftë.
Shefi i Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka potencuar se Vuçiq duhet të sanksionohet njëjtë sikur Vladimir Putini, pas këtyre kërcënimeve ndaj shteteve fqinje.
“Njëjtë sikurse Putini, Vuçiq është i vetmi president shteti në rajonin tonë që kërcënon me veprime ushtarake kundër fqinjëve. Ashtu si Putini, ai duhet të sanksionohet për rrezikimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Vela./Express
❗️Like #Russia’s Putin, #Serbia’s Vučić is stocking war rhetoric against neighbors.
Like Putin, Vučić is the only head of state in our region that’s threatening military action against neighbors.
Like Putin, he shld be sanctioned for endangering peace & stability in the region. pic.twitter.com/KDlhWWsWbW
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 29, 2022