Kohët e fundit, kanceri i zorrës së trashë është përhapur shumë.
Më poshtë kemi sjellë për ju 5 simptoma ose shenja që tregojnë se ju mund të jeni prekur nga kjo sëmundje dhe duhet menjëherë të bëni vizitë te mjeku.
Kanceri i zorrës së trashë ndryshe mund të njihet si kapsllëk i rënduar. Ne e dimë farë mirë që kur vjen puna te kapsllëku asnjë nuk flet, pasi është një temë e turpshme, por nëse ju i dëgjoni zorrët tuaja dhe kujdeseni, atëherë ju po shpëtoni jetën tuaj.
Kur ju keni gjakderdhje
Nëse ju ndodh që sa herë që shkoni në tualet për të kryer nevojat personale ose jashtëqitjen tuaj keni gjakderdhje, atëherë këtë shenjë ju kurrë nuk duhet ta injoroni, pasi kjo mund të jete fatale për ju. Ne ju sugjerojmë që të bëni një vizitë te doktori për të marrë ndonjë mjekim.
Ndryshim në rutinën tuaj të të shkuarit në tualet
Nëse ju shkoni më shpesh se normalisht në tualet, kjo mund të jetë një shenjë e keqe ose një simptomë e fillimit të kancerit në zorrën e trashë.
Dhimbje të mëdha
Kur shkoni në tualet dhe gjatë kësaj kohe jeni zënë kaps dhe keni shumë dhimbje kur tentoni të kryeni jashtëqitjen, atëherë edhe kjo shenjë nuk duhet të injorohet. Sugjerohet të kryeni vizitë te doktori ose te farmacisti afër shtëpisë për ndonjë këshillë mjekësore.
Lodhje e tepër
Kohët e fundit po lodheni më shume se normalisht? Kjo nuk është diçka e mirë, mund të jetë lodhje nga puna, por nëse ju nuk punoni dhe ndiheni tepër i lodhur atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.
Humbje të peshës
Mos ndoshta kohët e fundit po humbisni shumë peshë? E keni tejkaluar atë numrin normal të peshës tuaj, epo duhet të bëni më shumë kujdes, mund të jetë shenjë e ndonjë kanceri në zorrën e trashë. Ne ju sugjerojmë të shkoni të doktori, madje sa më shpejt.