Vuani nga aciditeti në stomak? Gjërat që duhet të dini para se të pini kafe

Kafeja ofron energji, të hap sytë dhe në varësi të antioksidantëve mund të mbrojë edhe zemrën dhe trurin.

Kafeja dhe aciditeti në stomak:

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga refluksi i acidit dhe probleme të tjera me zorrët e stomakun duhet të jenë të kujdesshëm në konsumin e kafesë.

Ata sqarojnë se kujdesi është i nevojshëm sepse kafeina nxit simptomat e refluksit dhe i përkeqëson ato.

Njerëzit që vuajnë nga aciditeti i lartë në stomak duhet të pijnë kafe me qumësht bajamesh, arre kokosi, ose shtazësh pa yndyrë. Rritja e sasisë së kalçiumit në filxhanin e kafesë ul nivelin e aciditetit të pijes dhe e bën më të butë për stomakun.

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Studimet e shumëta mbi rolin e kafesë kanë zbuluar se koha më e përshtatshme për të pirë kafenë dhe për të përfituar në maksimum vlerat e saj nuk është mëngjesi por paraditja, në mos fillimi i pasdites.

Kur kafeja pihet në mëngjes, njeriu bëhet më alert dhe më i vëmendshëm por këto të dyja zbehen shumë shpejt pas disa orësh. Për këtë arsye ekspertët thonë se kafeja të pihet paradite, ose 3-4 orë pas zgjimit. Në këtë pikë të ditës trupi ka më pak hormone stresi dhe ka nevojë për energji./AgroWeb.

 

Shtuar 15.05.2021 03:05