Vrau mizorisht bashkëshorten, del fotoja e parë e pilotit 32-vjeçar brenda burgut

Mediat greke kanë publikuar foton e parë brenda burgut të vrasësit të 20-vjeçares Caroline Crouch. Babis Anagnostopulos, shihet pas telave me gjemba në një nga oborret e burgut Korydallos.

Ai shihet me një palë pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Duart i ka vënë te beli dhe po flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.

Orët e fundit ai ka filluar të flasë, më shumë me ish-të burgosurin e tij të tjerë të cilët akuzohen për trafik droge, shkruajnë mediat greke.

Kujotjmë se piltoi 32-vjeçar vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare në sy të foshnjës 11 muajshe, duke e sjellë të gjithë ngjarjen si një grabitje. Pas disa javësh hetime, u zbulua se vrasësi kishte qenë ai dhe në fund e pranoi krimin./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 21:37