Vrau mësuesen në park, shqiptari pranon autorësinë e krimit

36-vjeçari shqiptar, Koci Selamaj, i akuzuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa në një park në Angli, ka pranuar krimin para gjykatës.

Mediet britanike raportojnë se Selamaj, dyshohet se e vrau mësuesen e shkollës fillore ndërsa ajo po ecte nëpër një park për të takuar një mikun e saj.

Trupi i mësueses u gjet rreth 24 orë më vonë, i mbuluar me gjethe.

Shqiptari akuzohet për një sulm “të paramenduar” ndaj mësueses 28-vjeçare.

Selamaj ka udhëtuar nga shtëpia e tij në Eastbourne, për në bregun jugor të Londrës, me qëllim për të vrarë mësuesen./albeu.com/