Policia ka arritur të ndalojë autorin e dyushuar të krimit të dyfishtë në Gramsh pasditen e sotme.
Xhavit Sinani 75-vjeç vrau me armë gjahu gruan Zeqine Sinai dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani
Ngjarja ndodhi në fshatin Tervol të Gramshit.
Pas krimit të rëndë, autori ka marrë në telefon fëmijët ku më pas u ka dhënë lajmin tragjik.
Bashkëshorten mësohet se e ka vrarë në banesë, ndërsa vëllanë tek shtëpia e tij jashtë vreshtës, pasi kanë qenë me banesë pranë njëri-tjetrit, rreth 1 km distancë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike. /Albeu.com/.