Vrau Jurgen Dukën pas sherrit për rradhën në market, Gjykata dënon me 6.8 vite burg ish-efektivin e policisë Arbër Sula

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dënuar ditën e sotme me 6.8 vite burg ish-efektivin e policisë, Arbër Sulën.

Ish-efektivi u dënua për shkak të vrasjes së Jurgen Dukës, pas një sherri të çastit për rradhën në market.

Të lidhura

None found

Ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor të vitit 2021, rreth orës 00:20, në “Market Juli”, ku Sula qëlloi Dukën me armë zjarri.

Njoftimi:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje’’, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në lokalin “Market Juli”, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë, si pasojë e një konflikti të çastit, i pandehuri A.S ka vrarë me armë zjarri shtetasin J.D (M).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tirane, me vendimin nr. 2019, datë 15.09.2023 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit A. S për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin A. S me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurise së zakonshme.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

-Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e 1//3 të dënimit me burgim.