Vrau gruan në sy të vajzës 8-vjeçare e kërkon azil në Angli, historia e shqiptarit habit britanikët

Një shqiptar i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri me akuzën e vrasjen gjendet ne Angli ku ka kërkuar azil për shkak se ka frikë nga gjakmarrja.

Shtetasi me iniciale A.M., i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me 68 emigrantë të tjerë shqiptarë ka kërkuar azil me pretendimin se ka frikë nga gjakmarrja nëse dërgohet pas në vendlindje.

Vrasësi shqiptar, i cili qëlloi për vdekje një grua para vajzës 8-vjeçare, pohon gjithashtu se edhe vetë është një viktimë e trafikimit pasi u dërgua në Angli me anije peshkimi duke paguar 3,000 paund.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit të shkuar teksa kërkon që të mos depërtohet në Shqipëri. Por edhe në Britani, i riu shqiptar nuk është “në rrugën e duhur” pasi u kap nga Policia me drogë të klasit A. Ndërkohë që në Shqipëri, përveç dënimit me 15 vjet për vrasje, ai është burgosur për dy vjet për vjedhje dhe 16 muaj për një vepër tjetër penale që ende nuk dihet.

Vrasësi, të cilit i është dhënë anonimati nga gjykata, ishte midis 69 shqiptarëve që kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një “ngërçi” ligjor. Anija e tyre u pikas në kohë, por Policia nuk i prangoste dot pasi ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike – një kriter kyç sipas ligjeve britanike.

 


Shtuar 1.06.2021 11:23