Vrasje, plagosje e fajdexhi, zbulohet e shkuara e errët e shkodranit që u gjet i ekzekutuar 3 ditë pas zhdukjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku është gjetur pa jetë një i ri, vetëm 32 vjeç. Viktima është shtetasi Endri Mustafa, trupi i të cilit u gjet në zonën e Livadheve në Shkodër. Burimet bëjnë me dije se i riu ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij prej 3 ditësh.

Viktima, Endri Mustafa është një person i njohur për policinë e Shtetit, dhe dyshohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me “larje hesapesh” në Shkodër.

Mësohet se Mustafa është  dënuar më herët për plagosje, i përfshirë në bandën e Fajdexhinjve dhe i implikuar në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër.

Gjithashtu Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 17.05.2021 10:13