Vrasja me thikë në Durrës, reagon policia: Autori në kërkim

Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rënë që ndodhi ditën e sotme  në lagjen nr. 4.

Pas një konflikti të çastit, Halil Koka, 40 vjeç, u godit me thikë nga Ilir Koçilja.

Koka pas plagëve të marra ndërroi jetë në spital, ndërsa autori u shpall në kërkim thotë policia.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”


Shtuar 14.02.2024 13:10