Vrasja me lopatë e 8-vjeçarit në Fier, reagon Noizy: Autori duhet pushkatuar

Reperi i famshëm, Noizy ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Fier, ku Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8-vjeçar.

Reagimin reperi e bëri përmes një postim në Instagram, ku shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë duhet pushkatuar.

“Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim për mostra si Klodian Çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe ca vjet anëtarësimi në Europë ska gjë“, shkruan reperi.

Kujtojmë se Klodian Çalamani e kishte rrëmbyer fëmijën dhe pasi e kishte vrarë e kishte mbuluar me baltë.

Pas denoncimit të së ëmës, policia ka gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 20:51