Policia e South Yorkshire ka konfirmuar së fundmi se për vrasjen e të riut shqiptar Armend Xhika vitin e kaluar, është akuzuar një person.
Armend Xhika, 22 vjeç u godit me thikë për vdekje gjatë një përleshjeje të dhunshme në Earl Marshal Road, në Fir Vale dhe Kirton Road, në Pitsmoor, më 13 maj 2021.
22-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur dhe nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.
Një operacion në zemër të hapur u krye me shpresën për t’i shpëtuar jetën, por ai vdiq, duke shkaktuar një hetim për vrasje.
Kjo akuzë e çon numrin total të akuzave në tre, pas akuzës dhe ndalimit të Luigi Antonacci, nga Scorseby Street, Bradford dhe Mentor Selmani, 27 vjeç, pa vendbanim./albeu.com