Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit thërret me urgjencë gazetaren Klodiana Lala

Vrasja e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve qendrore të 25 prillit 2021 vazhdon ende të jetë një çështje e pa zbardhur. Ndërkohë, po në lidhje me këtë çështje, është marrë në pyetje me urgjencë nga Prokuroria e Elbasanit, gazetarja investigative Klodiana Lala.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se po meret në pyetje pasi sipas Prokurorisë, ka nxjerrë sekretet e hetimit.

“Bravo shteti, unë jam armiku” shkruan ndër të tjera gazetarja, me ironi.

Postimi i plotë:

Ngjarja e ndodhur ne Elbasan 4 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit ku mbeti i vrare mjeku Pjerin Xhuvani nuk eshte zbardhur ende, e me gjase sdo zbardhet kurre e plote. Ama prokuroria e Elbasanit ka urgjence marrjen time ne pyetje se i paskam nxjerre sekretet.

Jemi mire! Bravo shteti. Une jam armiku!