Sot diell me “dhëmbë”, por kur rinisin reshjet e shiut dhe borës: Zonat që preken

Edhe pse me temperatura relativisht të ulëta, dita e sotme dhe e nesërme do të jënë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Mësohet se temperaturat do të variojnë nga 2 gradë gjatë natës në zonat malore në 13 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa kryeqyteti do të variojë nga 4 në 11 gradë Celsius.

Ky mot do të zgjasë deri pasditen e së shtunës, pasi të dielën i gjithë vendi do të pushtohet nga reshjet e shiut, ndërsa pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë.

Parashikohet që reshjet e dëborës të hasen në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë, gjë e cila do të shoqërohet sigurisht edhe më rënie të ndjeshme të temperaturave.

Shtuar 25.11.2022 10:47