Vrasja e Mateos nxjerr në marshim Lindita Nikollën: Nuk kthehet dënimi me vdekje!

Vrasja e Mateo Vasiut në Fier nga 38-vjeçari Klodian Çalamani ka shkaktuar revoltë të madhe në vend, protesta deri në mbledhjen e firmave për të dënuar me vdekje autorin.

Një marshim është mbajtur sot në Tiranë për këtë ngjarje të rëndë dhe të gjitha rastet e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Marshimit të organizuar nga shoqëria civile i është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, e cila tha se ngjarja e Fierit e kishte prekur së tepërmi, por nuk është e mendimit se dënimi me vdekje për autorin do të ishte një zgjidhje.

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla. /albeu.com/


Shtuar 19.11.2021 10:05