Ditën e djeshme ka ndodhur një vrasje në Elbasan ku janë përfshirë tre persona.
Ka qenë, Horgito Peqini 18-vjeçari i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. I riu, u përfshi në një konflikt me 33-vjeçarin mbrëmjen e djeshme. Bashkë me dy persona të tjerë, Peqini u konfliktua me Ulqinakun e më pas e qëlluan me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Po kush është 18-vjeçari i shpallur në kërkim?
Horgito Peqini rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer më pas si më të njohurin e Elbasanit.
Mandela është dënuar për disa vepra penale, si grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash. Pas arrestimit, në një bankë franceze, “Mandelës” i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat “rridhnin” nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit.
Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.