Vrasja e Liridona Ademajt, reagon kreu i OSBE në Kosovë: I tmerruar, thirrje zgjimi për të gjithë ne

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt dhe e ka cilësuar si një “rast brutal të femicidit”.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë  se shoqëria duhet të solidarizohet me rastin dhe të sensibilizohet gjatë 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në familje.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur Davenport.

Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Vrasja ishte porositur nga bashkëshorti i saj, i cili u kishte paguar personave të tjerë 30 mijë euro për ta ekzekutuar, duke inskenuar krimin si grabitje.


Shtuar 2.12.2023 10:41