Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur vite më parë në Shkodër.
Tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
Të lidhura
None found
Ngjarja për të cilën akuzohen është konsideruar si një nga rastet më të rënda me sfond hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale në veri të vendit.
Në pretendimet e tyre, të pandehurit dhe avokatët mbrojtës kishin argumentuar se procesi gjyqësor kishte pasur shkelje procedurale dhe mungesë provash të plota. Ata kanë paralajmëruar ndjekjen e mëtejshme të rrugëve ligjore për të provuar, sipas tyre, pafajësinë e klientëve të tyre.
