Nga kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt, janë nxjerrë të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, çka ka shtuar dyshimet e hetuesve se vrasja e mikut të tij, Eglant Koçit, mund të ketë ndodhur për arsye financiare të lidhura me këtë veprimtari.
Burime bëjnë me dije se pajisjet elektronike janë zbërthyer në Laboratorin Kriminalistik, ku mësohet se në to janë gjetur prova që pritet të kenë peshë në ecurinë e hetimeve.
Të lidhura
None found
Bazuar në këto gjetje, grupi heimor do të vlerësojë edhe ndryshimin e akuzës nga “vrasje me dashje” që është duke u hetuar aktualisht, në një tjetër vepër më të rëndë penale.
Armand Shakaj akuzohet se vrau shokun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas hodhi trupin e pajetë në një humnerë në rrethinat e Elbasanit. Trupi i pa jetë i të riut u gjet pas rreth dy javës në proces dekompozimi, ndërsa ekspertiza zbuloi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë.
Ndërkohë, Armand Shakaj, vijon të jetë në arrati, ku është duke u negociuar me familjarë të tij për t’u vetëdorëzuar
