Vrasja e dyfishtë në Roskovec të Fierit/ Prokuroria zbardh akuzat për 4 të arrestuarit

Prokuroria e Fierit, ka dhënë një informacion të detajuar lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku viktima mbetën Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, ndërsa si autor i krimit u arrestua Artur Kuka.

Pas ngjarjes janë shoqëruar edhe dy djemtë e autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç, si dhe Tomor Zyka.

“Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

Më datë 12.09.2024, për shtetasit A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesa për vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Prokuroria e Fierit shprehet se lidhur me ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, për të cilët Gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest me burg.

Njoftimi i plotë:

Informacion nga Prokuroria Fier në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec ku humbën jetën shtetasit G.K dhe L.K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur në Roskovec, Fier, në datën 10.09.2024, ku humbën jetën dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 të K.Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

Më datë 12.09.2024, për shtetasit A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesa për vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1. A.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4. T.Z, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5. Y.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6. I mituri në konflikt me ligjin E.H, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.


Shtuar 17.09.2024 10:44