Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Astir të shtunën, ku u ekzekutuan me armë zjarri Erigers Mihasi dhe miku i tij, Armand Dumani.
Për autoritetet ka dëshmuar një mik i Mihasit, i cili thotë se ai ruhej shumë nga ndonjë sulm i mundshëm.
“Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndronte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte”, ka qenë kjo është dëshmia para hetuesve e njërit prej miqve të Erigers Mihasit.
Kush është Erigers Mihasi dhe Armand Dumani
Erigers Mihasi tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash. Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.
Armand Dumani vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinën e Mihasit ku ndodhi vrasja dhe mësohet se pikërisht plumbat kanë ardhur nga kahu i tij duke humbur jetën në vend.
I riu nuk është një emër i panjohur për policinë e Shtetit pasi mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës./albeu.com