Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Portugezi kërkon në gjyq ndryshimin e masës së sigurisë, Prokuroria kërkoi të sillen nga Maroku

Portugezi Ruben Saraiven, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është paraqitur në Gjykatën e Lezhës, ndërsa ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Raportohet se avokati i Saraiven, Kujtim Cakrani, tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë, ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku, por i kanë kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin.

Kjo pasi në operacionin “Metamorfoza” kanë dalë të tjera fakte.


Shtuar 13.06.2024 11:37