Sot, është ekzekutuar me armë në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit, biznesmeni Ardian Nikulaj.
Pas ngjarjes, është publikuar një foto ku shihet autori teksa largohet nga vendngjarja me motor.
Kujtojmë se 51-vjeçari ishte kandidat për deputet nën siglën e PSD në zgjedhjet e vitit 2021. Edhe në këto zgjedhje që mbahen më 14 maj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Shërbimet e policisë, kanë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes./albeu.com