Fotoja që shihni më poshtë është e autorit të vrasjes së shqiptrit Aleksandër Zakës në Greqi.51-vjeçari nga Lusnja u gjet i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij i ekzekutuar.
Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, madje ky i fundit shkonte herë pas here në shtëpinë e 51-vjeçarit.
Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek.
Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar.
Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës.
Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij.
Autori i dyshuar rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është në arrati që prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.