EMRI/ U ekzekutua me plumb në kokë, del foto e shqiptarit në Greqi

Është mësuar identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Greqi pasditen e sotme.

Ai u gjet me plumb në kokë  në oborrin e shtëpisë në të cilën jetonte në ishullin e Salamines 10 km në perëndim të Athinës.

Sipas Tch, bëhet fjalë për  Aleksander Llazar Zaka i datëlindjes 1972.

51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.