Vrasja e 47-vjeçarit në Shkodër, reagon Policia: Viktima është qëlluar në ambientet e një lokali

Prekë Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia teksa ka dhënë detaje mbi ngjarjen njofton se Tonaj është qëlluar në një lokal.

Njoftimi i policise:

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. /albeu.com

 

 


Shtuar 13.02.2022 19:59