Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 32°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Verilindore; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do tëpësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.
Europa
Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veriperëndim të kontinentit. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të mbetet dominant në Europën Veriore duke sjellë reshje shiu dhe stuhi breshëri ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ku më të larta temperaturat do të shënohen në brigjet Greke.