Vranë Kudret Saliajn, lihet në burg babë e bijë

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Mexhit Picarit dhe Dhurata Picarit, babë e bijë të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliajt në mes të një lokali në qendër të Tiranës dhe për plagosjen e avokatit të viktimës.

Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për të dy të akuzuarit, për krim të kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi disa ditë më parë, teksa çifti i bashkëshortëve do të nisnin seancën e 5 të divorcit. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Shtuar 8.06.2021 10:06