Voton kandidati i PS për Rrogozhinën: Shpresoj në pjesëmarrje të njëjtë

Kandidati i PS  për kryetar në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla ka votuar paraditen e sotme.

Memolla në një prononcim për gazetarët ai tha se pret që pjesëmarrja të jetë pothuajse sa në zgjedhjet e 14 majit.

Sa i takon parregullsive të regjistruara në një prej qendrave të votimit, ai tha se kjo çështje i takon KQZ dhe KZAZ-ve.

“Shpresoj që pak a shumë të jetë e njëjta pjesëmarrja që ka qenë. Është administruar nga KAZAZ dhe KQZ dhe nuk di të them më shumë. Unë erdha votova dhe ika. Nuk kam ardhur këtu brenda”, tha ai.


Shtuar 23.07.2023 11:10