Votimi nga diaspora, KQZ: 50 mijë kërkesa për regjistrim të shqiptarëve që jetojnë jashtë

50 mijë është numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë të cilët janë regjistruar deri tani në platformën online të KQZ, për të marrë pjesë në votimet e 11 majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri vijon të nxisë të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025, teksa rikujton edhe një herë mënyrën e votimit.

“Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë. Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025”, sqaron KQZ.


Shtuar 21.01.2025 18:43

Tags: