Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e Endri Shabanit, në postin e Avokatit të Popullit, një proces që sipas PD-së është zhvilluar në shkelje të procedurave parlamentare.
Partia Demokratike, ka deklaruar se në këtë proces janë keqpërdorur edhe firmat e deputetëve demokratë, të cilat, sipas saj, ishin tërhequr paraprakisht, dhe se seEndri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga grupi parlamentar demokrat.
Të lidhura
None found
Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të PS-së dhe PSD-së dhe tre kundër.
Ndërsa Partia Demokratike dhe Partia Mundësia, nuk morën pjesë në votim.
