Përplasi 14-vjeçaren me motomjet dhe u largua, arrestohet 18-vjeçari në Belsh

Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Belsh, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare teksa drejtonte një motomjet pa leje drejtimi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 13:10, në fshatin Shalës. I riu, shtetasi me inicialet A. N., dyshohet se humbi kontrollin e motomjetit dhe goditi 14-vjeçaren, për t’u larguar më pas.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët nisën kërkimet për të zbuluar identitetin dhe vendndodhjen e drejtuesit. 18-vjeçari u identifikua dhe u lokalizua brenda një kohe të shkurtër, duke përfunduar në arrest.

E mitura u dërgua në spital, ku vijon të marrë ndihmë mjekësore.

Për 18-vjeçarin janë ngritur akuzat për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.


Shtuar më 29.09.2026 17:17

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş