Votimet në Luginën e Preshevës, Tabaku ndjek nga afër procesin

Këtë të dielë, po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme serbe edhe në Luginën e Preshevës, ku do të zgjidhet deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Por, për të vëzhguar zgjedhjet nga afër, atje ka shkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila thotë se shpreson për pjesëmarrje të lartë.

“Mirëmëngjës nga Lugina e Preshevës ku si pjesë e ekipit të grupit të Partive të Djathta EPP në Këshillin e Evropës do të vëzhgoj zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Me shpresë të një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve në votime për të zgjdhur përfaqësuesit e tyre në Parlament. Nuk ka rrugë tjetër për ta ndryshuar realitetin përveçse nëpërmjet pjesëmarrjes”, shkruan Tabaku.


Shtuar 17.12.2023 11:42