Aliu: Përmirësimet në kujdesin shëndetësor parësor sjellin kushte më të mira për pacientët dhe personelin mjekësor

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi këtë mëngjes objektin e rindërtuar të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, në lagjen “Tode Mendoll”, ku është kryer rikonstruksion i plotë i katit përdhes me një sipërfaqe të përgjithshme prej 250 metrash katrorë.

Të lidhura

None found

Ky objekt ka rëndësi të veçantë në sistemin e mbrojtjes shëndetësore parandaluese dhe përdoret si qendër për realizimin e vaksinimit shkollor në territorin e komunës.

Për këtë investim janë ndarë 5 milionë denarë nga buxheti, duke mundësuar përmirësim të ndjeshëm të kushteve të punës dhe të qëndrimit për pacientët.

Në kuadër të punimeve është rregulluar edhe oborri i objektit, ku janë ndërtuar hapësira parkimi për nevojat e pacientëve. Për këtë pjesë janë investuar edhe 1 milion denarë shtesë.

“Me këtë investim sigurojmë kushte më të mira për zhvillimin e imunizimit, organizim më efikas të procesit të punës dhe shërbim më cilësor për qytetarët, veçanërisht për fëmijët dhe familjet e tyre. Pikërisht investimet në kujdesin shëndetësor parësor janë investime në shëndetin e gjeneratave të ardhshme. Prioriteti ynë është të krijojmë institucione shëndetësore moderne, funksionale dhe të qasshme në të gjitha komunat, sepse çdo qytetar meriton shërbim shëndetësor cilësor më afër vendbanimit të tij”, deklaroi ministri Aliu.

Ministria e Shëndetësisë thekson se mbetet e angazhuar për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin, me synimin që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtje shëndetësore më cilësore, më e qasshme dhe më efikase.


Perabetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişbetparkGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpasbetparkcasibomcratosroyalbetultrabetpusulabetpusulabetmeritkingKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişmarsbahisholiganbetBetpasjojobetjojobetcasibomjojobet girişimajbetcasibombetcio