Von der Leyen: Të zgjidhet problemi i RMV dhe Bullgarinë që të hapen negociatat për Tiranën dhe Shkupin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me integrimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Slloveni.

Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të zgjidhin problemin mes tyre që të hapen negociatat për Shkupin dhe Tiranën.

“BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 6.10.2021 15:54