Vokshi përplaset në Kuvend me Manastirliun, ministrja: Ju e rrënuat shëndetësinë, ne kemi buxhetin më të lartë në histori

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është kundërpërgjigjur akuzave që Albana Vokshi bëri ndaj qeverisë për “tendera sekretë në shëndetësi”.

Manastirliu tha se buxheti i shëndetësisë për 2023-in është rritur dhe është më i larti në histori që prej viti 2013.

Ndërsa cilësoi opozitën “aleancë të rublave” që duan të hedhin qeverinë me dhunë.

“Aleanca e rublave bëjnë thirrje për të hedhur qeverinë me dhunë. Kjo është fatkeqësia juaj, s’keni ca të thoni për shëndetësinë. Është fatkeqësi, përdorini foltoren në interesat tuaja personale. Fatkeqësia për të gjithë ata që deri dje ju kanë besuar. Qeveria juaj e dështuar rrënoi shëndetësinë. Buxheti 2023 i shëndetësisë është rritur dhe është më i lartë në historinë krahasuar nga 2013 dhe 2022. Sa për tenderat sekret shko pyet te organet kompetente, janë denoncime të turpshme”, tha Manstirliu.


Shtuar 10.11.2022 11:25