Vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë, prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj

Një diagnozë e rëndë, i ka vështirësuar gjendjen shëndetësore Unas, një vogëlusheje nga kosova. Ajo është duke u trajtuar në Beograd dhe vuan nga sëmundja HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Duke qenë se trajtimi i kësaj sëmundjeje ka kosto të lartë, familja e saj ka kërkuar ndihmë urgjente për të kontribuar në financimin e shërbimit.

Këtë apel po e bën babai i saj, ish-operator në Klan Kosova, Laurat Gashi dhe nëna e saj Arzana.

”Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj. Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome)”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

”Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim. Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për përkrahjen që mund të ofroni”./Klan Kosova

Më poshtë gjeni të dhënat se ku mund të ofroni ndihmë:

NLB – Bank

Iban-: XK05 1701003028359905