Vodhën makinën dhe kryen atentatin, detajet e fundit nga ekzekutimi i dy të rinjve në Tiranë (VIDEO)

Dy viktima, ky është bilanci i atentatit tragjik në Tiranë, në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy të rinj.

Viktimat janë Erigers Mihali dhe Armando Dumani, 32 dhe 26 vjeç.

Policia ka bërë me dije se pas krimit të rëndë, në Thumanë është gjetur makina tip “Toyota” e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për atentatin e rëndë.

Burime nga policia bëjnë me dije se target këtij mjeti me numrat AA 532 ON rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Sipas policisë, ky është automjet i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të ekzekutuar Armando Dumanin dhe Erigers Mihanin në zonën e quajtur “2 rrathët” në Unazën e Re.

Nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por të dy viktimat janë të njohur për vepra të rënda penale në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur  te “2 rrathët” në Unazë të Re, ju bëjmë me dije se :

Grupi hetimor ka bërë  identifikimin e dy personave që kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri:

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. M., 32 vjeç dhe pasagjeri shtetasi A. D., 26 vjeç.

Ndërkohë  në Thumanë është gjetur një  automjeti tip “Toyota” duke u djegur dhe dyshohet se është automjeti që kanë përdorur autorët e ngjarjes.

Targat e mjetit të djegur rezultojnë të  vjedhura në Tiranë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e ngjarjes si dhe grumbullimin e provave që çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 13.11.2021 22:19