Vlora, qyteti europian i sportit, Afrim Qendro optimist: Suksesi do të përsëritet

Qyteti bregdetar i Vlorës do të jetë një nga 13 qytetet evropiane të përcaktuara si “Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Prefekti i Qarkut Tiranë, Afrim Qendro nuk fsheh optimizimin dhe dëshirën për të pasur një përfshije sa më të gjerë sidomos të fëmijëve dhe të të rinjve.

Qendro shkuan se Vlora do të përsërisë suksesin e Tiranës përgjatë vitit 2024 dhe thekson se këto aktivitete të shumta sportive do të ndikojnë edhe ekonominë lokale të qytetit, zhvillimin e kulturës dhe turizmit.

“Vlora do të përsërisë suksesin e Tiranës pasi mori stafetën për të qenë Qyteti Europian i Sportit përgjatë vitit 2024. Kaq shumë aktivitete që pritet të zhvillohen do të impaktojnë edhe ekonominë lokale të qytetit, zhvillimin e kulturës dhe turizmit.

Besimplotë se do të ketë një përfshirje të gjerë sidomos të fëmijëve dhe të të rinjve. Të mos harrojmë se ndër të tjera sporti është edhe shëndet e të bën qytetar më të mirë për shoqërinë,” shkuan Qendro.

Vlora paraqiti kandidaturën e saj pranë ACES Europe dhe përpara disa ditësh në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë “Ceremonisë së Përvitshme të Shpalljes së Emërimeve për Vitin 2024” (ACES Annual GALA Awards 2024), kërkesa u pranua.

Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë për sportet dhe infrastrukturën sportive, Elona Hasanaj, drejtuese e Klubit Shumësportësh “Flamurtari” dhe Tea Memushi, basketbolliste e njohur ishin përfaqësuesit që morën në dorëzim emërimin.

Marrja e këtij titulli synon që Vlora të angazhohet për të qenë një qytet sa më i rëndësishëm, dinamik dhe gjithëpërfshirës që përqafon shëndetin, duke nxitur pjesëmarrjen në aktivitetet sportive, shkruan newsbomb.al.

“Qyteti Evropian i Sportit për Vitin 2024” është dhe një mundësi e mirë e qyteteve fituese për të paraqitur projekte dinjitoze e për të marrë fonde nga organizatat ndërkombëtare, për zhvillimin e sportit.


Shtuar 23.12.2023 20:40