Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në samitin inaugurues të EPC-së, ku kërkoi përkrahje për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Përmes një komunikatë për media të Presidencës bëhet e ditur për takimin që pati presidentja Osmani me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar se shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike”.
Po ashtu, gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.
Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.
“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar se shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike”, ka thënë presidentja Osmani./express