Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.
Takimi u zhvillua gjatë vizitës që ajo ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me një sërë personalitetesh.
Përmes një postimi në “Twitter” Osmani ka falënderuar ish-presidentin Clinton për çdo gjë që ka bërë për Kosovën dhe popullin shqiptar dhe e vlerëson Klintonin si një mik të përkushtuar e besnik.
“Të thuash se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë, do të ishte nënvlerësim. President Bill Clinton faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani./albeu.com