Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samirin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, megjithëse nuk ka pritshmëri të lartë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja Vjosa Osmani një ditë më parë për median holandeze NRC.
Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel sot dhe nesër, ku do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e bllokut.
Samiti pritet t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat, ndërsa një vendim pritet edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.