Vjedhje energjie dhe shkelje e rregullave të qarkullimit, dy të arrestuar në Fier

Policia ka vënë në pranga 2 shtetas në qarkun e Fierit. Njëri akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa tjetri ka rënë në pranga pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka përplasur një motoçiklete që drejtohej nga një 20-vjeçar i cili u lëndua dhe u dërgua në spital.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” shtetasin V. K., 45 vjeç, banues në Çukas, Lushnjë, pasi në banesën e tij është konstatuar duke vjedhur energji elektrike.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” shtetasin L. Ç., 57 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnjë, pasi në fshatin Ngurrëz, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me motomjetin tip “Kinlon” me drejtues shtetasin K. Gj., 20 vjeç, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 09:50