Vizita e ndihmës Sekretarit, ambasada e SHBA zbardh takimin me Dumanin

Ambasada amerikane, ka zbardhur fokusin e bisedimeve Ndihmës Sekretarit amerikan, Todd Robinson, gjatë takimit me kreun e SPAK, Altin Dumanin, prokurorë e gjyqtarë të tjerë.

Ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan, ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.

“Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin”, shkruan ambasada.


Shtuar 19.03.2024 12:06