Gjykata e Lartë vendosi që të japë vendimin për pezullimin e punimeve në Valbonë për ndërtimin e Hecit që po ndërtohej nga kompania “Gener 2”.
Nga ana tjetër, kompania ishte duke vijuar punën normalisht edhe pas vendimit të Gjykatës, edhe pas protestave të shumta nga banorë të zonës.
Ditën e sotme, në zonë, ka qenë e pranishme Policia e Tropojës, për të bërë të mundur vënien në zbatim të vendimit të Gjykatës.
Policia me kërkes të zyrës përmbarimore pranë Gjykatës së Rrethit Tropojë ka mbështetur aksionin për prezullimin e punës në “Hec Dragobi” që është ngritur mbi lumin e Valbonës.
Sipas policisë së këtij komisariati nuk ka patur rezistencë nga asnjë palë për ekzekutimin e këtij vendimi. Zyra Përmbarimore ka pezulluar çdo veprimtari në këtë Hec deri në gjykimin e plotë të çështjes në shkallët e gjyqësorit shqiptarë./albeu.com/